Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se 10 qytetarë të testuar sot për koronavirus, kanë rezultuar negativ.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
Ai tutje ka bërë thirrje që qytetarët t’i respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Të gjitha 10 testet e kryera sot të qytetarëve të Vushtrrisë nga IKSHPK për Covid-19 kanë rezultuar negativ. Pas vështirësisë vjen lehtësimi.
Ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin nga #coronavirus”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Kryetari i Vushtrrisë shërohet nga koronavirusi
-
Rezulton pozitiv me koronavirus kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri
-
Tahiri thotë se në Vushtrri janë 154 raste aktive, personat e infektuar sot janë raste kontakti
-
Në Vushtrri 21 familje në vetizolim, bëhet thirrje për kujdes
-
Rastet e shumta në Vushtrri janë rezultat i lëvizjeve të pakontrolluara