Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Vushtrri 21 familje në vetizolim, bëhet thirrje për kujdes

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri u ka bërë serish thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga përhapja e koronavirusit, pas shtimit të numrit të rasteve në këtë komunë.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se pakujdesia e një individi një muaj më herët, ka bërë që virusi të përhapet te kaq shumë njerëz, ku vetëm në dy familje të mëdha janë mbi 50 të infektuar.

“Ata kanë shpërndarë virusin në mesin e familjarëve të tyre duke mos ditur që e kanë virusin sepse nuk kanë pasur simptoma. Prandaj ju lutemi, shmangni vizitat familjare, mbajeni distancën dhe mbani maskat’’, ka shkruar Tahiri.

Në njoftim është thënë se 21 familje janë në vetizolim.