Vushtrria vazhdon të jetë qyteti më i goditur nga koronavirusi në vend. Të hënën janë konfirmuar 15 raste të reja në Vushtrri dhe në fshatrat e kësaj komune, ndërsa vazhdon të ketë raste të reja çdo ditë.
Pasi në fund të majit një ditë nuk ishte raportuar asnjë rast, së fundi po raportohen dhjetëra raste të reja çdo ditë, kurse Vushtrria vazhdimisht është pjesë e listës. Për dy javë, në Vushtrri janë të paktën 112 raste të reja, ndërkohë që një ditë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk ka njoftuar për qytetet prej nga ishin të infektuarit.
Më 26 maj në Vushtrri ishin tetë raste dhe kështu nisi seria e keqe. Më 31 maj ishin 10 raste në Vushtrri e më 1 qershor 14 raste, sa ishin edhe pak ditë më vonë. Numri më i madh është paraqitur më 6 qershor, gjithsej 24 raste. Të dielën ishin tetë raste të reja në Vushtrri e të hënën edhe 15 raste.
Virusi është prezent edhe në shumë fshatra të Vushtrrisë, madje edhe në disa me numër të madh banorësh. Të hënën 12 raste ishin në Vushtrri e tri të tjera në fshatra, përkatësisht në Stanovc të Epërm e në Dumnicë të Poshtme.
I pari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se nëntë raste të së hënës janë të së njëjtës familje. Ai ka bërë thirrje për kujdes brenda familjes.
Edhe
Mbi 40 të infektuar në Vushtrri janë me të njëjtin mbiemër
“Nëntë raste janë nga e njëjta familje, një qytetar është i infektuar në Prishtinë dhe të tjerat janë raste kontakti. Është tepër vështirë të luftohet me një virus të padukshëm, kur brenda familjes s’ka kujdes dhe nga një i infektuar bëhen 9, 20 apo 30 raste. Çdo masë e kemi marrë dhe do ta marrim për të mbrojtur shëndetin , por nëse nuk na ndihmoni e nuk ruhemi secili, kjo është e pamundur”, ka shkruar Tahiri.
Komuna e Vushtrrisë ka vendosur të mbyllë një çerdhe, ndërsa po bëhet inspektim në institucionet publike, markete, barnatore dhe biznese tjera. Po kërkohet mbajtja e maskave nga të punësuarit dhe konsumatorët, duke kërcënuar edhe me mbyllje të lokaleve. Por këto masa tjera deri më tani nuk kanë ndërprerë valën e infektimeve në Vushtrri.
-
Tahiri thotë se në Vushtrri janë 154 raste aktive, personat e infektuar sot janë raste kontakti
-
Në Vushtrri 21 familje në vetizolim, bëhet thirrje për kujdes
-
Tahiri tregon se si u infektuan 14 persona me Covid-19 në Vushtrri, situata është e menaxhueshme
-
Rastet e shumta në Vushtrri janë rezultat i lëvizjeve të pakontrolluara