Edhe 14 raste me koronavirus janë konfirmuar në komunën e Vushtrrisë. Vushtrria në ditët e fundit prinë për nga numri i rasteve, ndërsa të hënën është njoftuar se rastet e reja janë të shpërndara në katër vendbanime të ndryshme. Pesë raste janë në fshatin Ceceli, nga katër në qytetin e Vushtrrisë dhe në Mihaliq si dhe një rast në Bajskë.
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se bëhet fjalë për raste kontakti, të ndërlidhura familjarisht ose tërthorazi në mes vete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Janë shkaktuar kryesisht si rezultat i lëvizjeve të pakontrolluara gjatë festës që sapo e kaluam, sepse nuk e kanë ditur që janë të infektuar me COVID-19”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka thënë se beteja është rraskapitëse dhe se çdo hapje e bërë në interes të qytetarëve bartë edhe rrezikun me vete.
Por Tahiri thotë se mbyllja e qytetit sërish nuk është opsion. Ai madje vlerëson se situata është e menaxhueshme.
“Secili qytetar është përgjegjës për veten dhe familjen e tij. Ju lutem për kujdes. Ruajeni veten, familjen tuaj dhe qytetin tonë nga koronavirusi”, ka shkruar Tahiri.
Sipas tij të gjitha familjet e prekura janë në kujdes të shtabit emergjent komunal dhe në vetëizolim.