Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 40 të infektuar në Vushtrri janë me të njëjtin mbiemër

Në Komunën e Vushtrrisë dje janë konfirmuar edhe 15 raste të reja me Coronavirus.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, tha se rastet janë familjarë, ku 40 raste janë brenda një familjeje.

“Mbi 40 të infektuar janë me të njëjtin mbiemër, mbi 30 të infektuar kanë mbiemër tjetër të njëjtë, si dhe mbi 20 të tjerë të infektuar kanë po ashtu tjetër mbiemër”, tha Tahiri.

Rastet e konfirmuara dje në Vushtrri janë mostrat e marra të datës 12 qershor 2020.

Ndërsa priten edhe rezultatet e 36 mostrave të tjera, të cilat janë marrë më 13 dhe 15 qershor.

Edhe Tahiri thotë se në Vushtrri janë 154 raste aktive, personat e infektuar sot janë raste kontakti Arbëri Tahiri thotë se në Vushtrri janë 154 raste aktive, personat e infektuar sot janë raste kontakti

Numri total i rasteve aktive me Coronavirus në Vushtrri është 169.

Sipas vendbanimit të infektuarit e djeshme në Komunën e Vushtrrisë janë: 10 raste Vushtrri, 3 raste Akrashticë, 1 rast Begaj dhe 1 rast Maxhunaj.