Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se 22 rastet me koronavirus të konfirmuara sot në këtë komunë janë raste kontakti.
Ai ka thënë se aktualisht në Vushtrri janë 154 raste aktive, 40 të shëruar dhe 2 qytetarë të vdekur.
“Një numër i madh i qytetarëve e kanë kaluar kohën e shërimit dhe po presim ritestimin për konfirmim të shërimit te tyre. Më shqetëson tepër shumë numri i madh i infektimeve brenda të njëjtës familje. Kjo dukuri e ka rritur shumë numrin e rasteve. Ju lutemi kujdes ruani familjet tuaja”, ka shkruar ai.
Tahiri ka shtuar se ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme rritjen e numrit të policëve në Stacionin e Policisë në Vushtrri për të rritur mbikëqyrjen e personave në vetizolim.
“Kemi kërkuar nga MSH po ashtu rritjen e personelit shëndetësor në QKMF dhe nga drejtoritë tjera kam dërguar personel shtesë në inspektoratin sanitar. Toleranca është 0 për bizneset që nuk respektojnë masat. Për fat të mirë, pak qytetarë kemi pasur të infektuar në bizneset e Vushtrrisë. Numri më i madh i infektimeve po ndodhë brenda familjeve për shkak të vizitave familjare. Tashmë është konfirmuar që ndejat në fund të Ramazanit dhe vizitat për Bajram e kanë rritur numrin e rasteve. Numri po vazhdon me u rritë sepse po vazhdojnë vizitat”, ka shkruar ai.
Ai ka bërë thirrje që qytetarët të ndërgjegjësohen, duke shtuar se nuk është koha për ndeja familjare.
-
Tahiri: Që nga viti 2020 mbi 300 biznese janë mbyllur në Vushtrri
-
Rezulton pozitiv me koronavirus kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri
-
Mbi 40 të infektuar në Vushtrri janë me të njëjtin mbiemër
-
112 raste për dy javë, në Vushtrri kërkojnë kujdes brenda familjes
-
Në Vushtrri 21 familje në vetizolim, bëhet thirrje për kujdes