Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, është shëruar nga COVID-19. Ai ka njoftuar këtë nëpërmjet një postimi në Facebook, ndërsa ka thënë se nesër do të kthehet në punë.
Ai në postimin e tij ka treguar se ka marrë sot konfirmimin e tij nga IKSHPK-ja se është shëruar.
“Në kujdesin e mjekëve, të familjes time, e pa dyshim me ndihmën e të Madhit Zot, kjo sprovë u kalua. Lutem që kjo pandemi të kaloj sa më parë, e të gjithë të prekurve ju uroj shërim të shpejtë. Nga nesër i kthehem punëve dhe obligimeve në Komunë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Rezulton pozitiv me koronavirus kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri
-
Shqiprim Arifi shërohet nga COVID-19
-
Mes tri rasteve të sotshme pozitive në Vushtrri, dy janë punëtorë shëndetësorë
-
Tahiri thotë se 10 qytetarë të Vushtrrisë të testuar për koronavirus kanë rezultuar negativë
-
Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri