Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri: Ende s’kemi asnjë informacion për seancën për presidentin

Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se procesi për zgjedhjen e presidentit është përcjellë me jotransparencë dhe jollogaridhënie.

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të AAK-së, Tahiri ka deklaruar se ende nuk kanë asnjë informacion për seancën për zgjedhjen e presidentit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ende asnjë grup parlamentar nuk ka marrë informacion se a do të mbahet seanca për presidentin. Qytetarët e Kosovës duhet ta dijnë që përgjegjësia primare i takon partisë më të madhe e cila i mori 51%. Nuk i ka 80 vota ta bëjë presidentin dhe në mungesë të votave nuk ka ndodhur një proces politik për të zgjedhur një kandidat konsensual”, ka thënë Tahiri pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të AAK-së.

Sipas Tahirit nuk ka vullnet për vendosjen e një kandidati konsensual e nuk ka fare as kandidat për këtë pozitë. Tahiri deklaroi para mediave që kjo situatë e krijuar qëllimshëm nga partia në pushtet, ka për qëllim që opozita të dorëzohet por sipas tij kjo nuk do të ndodhë.

“E vërteta është që nuk ka kandidat e as kandidate për president, ka vetëm spekulime dhe situata hipotetike. Si ka mundësi të vijë Kosova në këtë gjendje, si ka mundësi të mos e dijë qytetari i Kosovës që do të vijmë në këtë ditë. Kjo situatë hipotetike ka një qëllim, që opozita të dorëzohet dhe të shkojë në zyre një person me librezë. Kjo nuk ndodhë. Tendenca është ngërçi. Tendenca është që mosmarrëveshjet politike të kthehen në interpretim kushtetues”, ka thënë Tahiri.

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi i Kosovës

Afati i aktivizon partitë për zgjedhjen e presidentit

Kosova ka hyrë në orët vendimtare: Deputetët ose duhet të zgjedhin presidentin ose vendi shkon në...