Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Syri i Vizionit” pajis 24 familje pejane me kontejnerë plehrash

Organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” nga Peja, ua ka dhuruar nga një kontejnerë 24 familjeve të komuniteteve: rom, egjiptian dhe ashkali, që jetojnë në lagjen Qungur në fshatin Trepoviq të Pejës.

“Për të mbajtur ambientin të pastër dhe për të krijuar mundësi dhe kushte familjeve të këtyre komuniteteve, “Syri i Vizionit” ka ofruar shporta të mbeturinave për familjet e këtij lokaliteti, për të rritur vetëdijen dhe përgjegjësinë e banorëve të këtij lokaliteti, që tash e tutje të mos hedhin mbeturinat kudo, siç kanë vepruar deri tashti”, thotë Arbëresha Demaj nga OJQ “Syri i Vizionit”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këta kontejnerë të dhuruar në kuadër të fushatave avokuese të komunitetit të mbështetura nga programi “Qytetaria aktive”, të cilin është duke e zbatuar tash e disa vjet OJQ “Syri i Vizionit” me mbështetje nga “Olof Palme International Center” dhe SIDA, kanë ardhur pas largimit të një deponie pa leje në këtë lokacion, në të cilën mbeturinat i kishin hedhur edhe vetë banorët e kësaj lagjeje.

Demaj ka treguar se ka muaj që përfaqësuesit e kësaj lagjeje të komuniteve rom, egjiptian dhe ashkali kanë adresuar kërkesën për dëlirjen e deponise së mbeturinave në lagjen e tyre e cila ua ka vështirësuar jetesën për të jetuar në një ambient të pastër.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)