Me projektin e financuar nga organizata ndërkombëtare për migrim IOM, në pjesë të ndryshme të qytetit të Pejës nga muaji i kaluar janë vendosur dhe po vendosën shtëpiza me kontejnerë të ri plastik për mbeturina.
Janë gjithsej 40 shtëpiza për ruajtjen e kontejnerëve nga të reshjet atmosferike, e në të cilat varësisht nga lokacioni i përcaktuar nga një komision komunal, diku janë vendosur nga dy e diku nga katër kontejnerë. Mirëpo, në disa lokacione në qytet, sidomos në pjesën e qendrës dhe afër qendrës së qytetit, qytetarët nuk janë aspak të kënaqur me numrin e kontejnerëve të vendosur e as me zbrazjen e kontejnerëve, shkruan sot Koha Ditore.
“Duhet të shtohen kontejnerët, se qyteti ka nevojë për shumë kontejner. Në disa pika janë të pamjaftueshëm numri i kontejnerëve të vendosur. Në disa lokacione as katër e as gjashtë kontejnerë nuk bëjnë punë”, thotë qytetari Xhevdet Belegu.
Ai si shembull jep një pjesë në qendër të qytetit ku më herët kanë qenë vetëm disa shtëpi, dhe rrethanat kanë ndryshuar siç thotë ky ambientalist nga ndërtimet e komplekseve banesore shumëkatëshe, të cilat me rritjen e numrit të banorëve është shtuar edhe sasia e mbeturinave./I.O.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Vendosen 40 shtëpiza për ruajtjen e kontejnerëve të mbeturinave në Pejë
-
IOM-i financon projektin për shtëpizat e kontejnerëve në Pejë
-
Shpeshtohen rastet e djegies së kontejnerëve në Pejë
-
Peja e “mbuluar” nga mbeturinat, kompania paralajmëron shtrenjtimin e tarifave
-
Peja grumbullon mbeturinat e tekstilit, për përdorim të sërishëm