Djegia e kontejnerëve të rinj të vendosur nëpër qytet muajin e kaluar është shpeshtuar ditët e fundit. Vetëm tri ditët e kaluar janë djegur kontejnerët e rinj në tri pika në qytet, konkretisht në lagjen “Puhovc”.
Ky fenomen nuk po dihet se a po ndodh qëllimisht apo po digjen nga pakujdesia e qytetarëve, që mund të kenë hedhur hirin me prush në kontejnerë. Muajin e kaluar, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimit dhe lokacionit më të pastër, ku janë të vendosur kontejnerët, me financim të organizatës IOM janë ndërtuar 40 shtëpiza më qëllim të ruajtjes së kontejnerëve nga të reshurat atmosferike, shkruan sot Koha Ditore.
Në të gjitha këto shtëpiza janë vendosur gjithsejtë 110 kontejnerët nga materiali plastik. Prej tyre 90 në qytet dhe 20 të tjerët në fshatra. Mundësinë për ta parandaluar djegien e kontejnerëve dhe për t’i zbuluar autorët, drejtoresha për Shërbime Publike, Xhevahire Çeku-Kelmendi, e sheh në vendosjen e kamerave publike afër pikave ku gjenden kontejnerët në të gjithë qytetin.(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”).
-
Vendosen 40 shtëpiza për ruajtjen e kontejnerëve të mbeturinave në Pejë
-
Vendosen 40 shtëpiza për ruajtjen e kontejnerëve të mbeturinave në Pejë
-
Arrestohen katër persona për zjarrvënie në Pejë, 14 raste të proceduara
-
Digjen dy shtëpi në Pejë, s’raportohet për të lënduar
-
Në Pejë hidhen mbetjet mjekësore në kontejnerë publikë, Prokuroria nis hetimet