Përmirësimi i gjendjes në hyrjet e ndërtesave në bashkëpronësi është mision i nisur së fundmi nga Ndërmarrja Publike Banesore e Komunës së Prishtinës.
Rezultatet e para veç janë shfaqur në njërën prej hyrjeve të para që i është nënshtruar renovimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPakoja e re e shërbimeve përfshin pastrimin dhe lirimin e hapësirës, e më pas renovimin e saj, duke bërë ndryshime që nga dyert, interfonët, ndriçimi e gjëra të tjera përcjellëse deri te ashensorët, raporton emisioni 038 i KTV-së.
Drilon Pireva nga Ndërmarrja Publike Banesore ka thënë se renovimet fillestare të hyrjeve të banesave do të kryhen me fonde të NPB-së, ndërsa për shërbimet e mirëmbajtjes, qytetarët duhet të paguajnë 6 euro në muaj.
Por paraprakisht për t’u bërë kjo duhet konsultimi me këshillat banesorë, për krijimin e të cilëve është duke e punuar kjo ndërmarrjeje.
Të martën, përfaqësues të NPB-së, bashkë me të parin e kryeqytetit, Shpend Ahmeti, prezantuan pakon e re të shërbimeve, që vjen pas licencimit të ndërmarrjes nga Ministria e Mjedisit.
Qendra, Ulpiana, Dardania dhe Bregu i Diellit do të jenë lagjet e para që do të përfitojnë nga kjo pako e re shërbimesh.