Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

NPB-ja transformon 50 hyrje të banesave të vjetra, synohet rregullimi i 500 syresh

Para një viti, ishte përuruar hyrja e parë model në një prej ndërtesave të vjetra të kryeqytetit.

Prej atëherë, Ndërmarrja Publike Banesore ka rregulluar edhe 50 hyrje të tilla në disa lagje – Qendër, Ulpianë, Dardani e Breg të Diellit, raporton “038” në KTV.

Banorët e hyrjeve të rinovuara janë të kënaqur me ndryshimet që janë bërë.

Pagesa mujore prej 6 eurosh për mirëmbajtje thonë se është e arsyeshme.

Investimi fillestar që përfshinë dyert dhe dritaret e hyrjeve, interfonët, ndriçimin, kangjellat, fasadimin e kabllimin, kryhen nga ndërmarrja, ndërsa banorëve u mbetet vetëm pagesa e mirëmbajtjes mujore.

Kjo ka bërë që numri i kërkesave në pritje të shkojë në mbi 150.

Edhe Deri tash, 150 hyrje banesash kolektive në Prishtinë të rregulluara Arbëri Deri tash, 150 hyrje banesash kolektive në Prishtinë të rregulluara

Ky projekt që ka hyrë në vitin e dytë, parasheh rregullimin e rreth 500 hyrjeve për 4 vjet.

Për të arritur këtë NPB-ja, po planifikon shtimin e kapaciteteve.

Aktualisht, punëtorët e ndërmarrjes janë duke punuar në rehabilitimin 10 hyrjeve njëkohësisht.