Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AME), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka mbajtur punëtori ndër-institucionale për prezantimin e aktiviteteve të Instrumentit të Financimit të Ndihmës Teknike për Parandalimin dhe Gatishmërinë ndaj Fatkeqësive (TAFF 1 dhe TAFF 2), me synim forcimin e kapaciteteve të Kosovës në parandalim, gatishmëri dhe reagim ndaj fatkeqësive.
Në këtë takim u theksua se projektet po kontribuojnë në përmirësimin e analizës së rrezikut, sistemet e paralajmërimit të hershëm, rritjen e kapaciteteve të reagimit dhe avancimin e menaxhimit të rrezikut nga zjarret dhe dukuritë tjera natyrore.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se këto projekte janë thelbësore për sigurinë kombëtare dhe për ndërtimin e një sistemi funksional të menaxhimit të emergjencave.
“Këto iniciativa strategjike po japin kontribut të fuqishëm në forcimin e kapaciteteve të Kosovës në menaxhimin e rrezikut dhe përballimin e fatkeqësive. Gatishmëria kombëtare është themel i sigurisë së çdo shteti dhe prek drejtpërdrejt mirëqenien, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mjedisin. Ky është investim në mbrojtjen e jetëve, ekonomisë dhe të ardhmes sonë. Kosova mbetet e përkushtuar të ndërtojë një sistem të koordinuar dhe proaktiv që vendos parandalimin dhe reagimin e shpejtë në qendër të politikave tona publike”, u shpreh Sveçla, transmeton EkonomiaOnline.
Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Genc Metaj, vlerësoi projektet TAFF si hapa të rëndësishëm drejt modernizimit dhe harmonizimit të sistemeve vendore me standardet evropiane.
Edhe
Sveçla: S’ka procedurë të prokurimit që e ndal përkushtimin tonë për zhvillimin e Policisë
“TAFF 1 dhe TAFF 2 shënojnë një hap përpara në përmirësimin e menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë, përmes rritjes së kapaciteteve institucionale në nivel qendror dhe lokal, planifikimit, koordinimit dhe integrimit me standardet e BE-së, mekanizmat e mbrojtjes civile dhe sistemet e paralajmërimit”, u shpreh Metaj.
Projektet financohen nga Komisioni Evropian (DG ECHO) dhe zbatohen nga Banka Botërore, në bashkëpunim me Fondin Global për Zvogëlimin e Rrezikut dhe Rimëkëmbjen nga Fatkeqësitë (GFDRR).
-
Sveçla: Nuk besoj se largimi im do t'i fuqizonte gratë, angazhohemi 100% në përmbushje të detyrave
-
AME thotë se situata pas reshjeve të sotme, është stabile dhe plotësisht e menaxhueshme
-
Sveçla thotë se e ka nisur procesin për themelimin e xhandarmërisë
-
AME-ja e cilëson stabile dhe të menaxhueshme situatën pas reshjeve