Pjesëmarrja e një delegacioni parlamentar nga Kosova në varrimin e ish-deputetit Oliver Ivanoviqit, “Gatishmëria për të qëndruar mbi dallimet politike dhe konfliktit të pambaruar”, do të ishte shenjë e duhur në momentin e duhur, i bën nder institucionit dhe vendit, mendon publicisti e shkrimtari Veton Surrroi.
Surroi përmes një postimi në Facebook, konsideron se “Do të ishte shenjë e duhur në momentin e duhur lajmërimi i Kuvendit të Kosovës për delegacionin parlamentar , të përbërë nga pushteti e opozita, që do të marrë pjesë në varrimin e Oliver Ivanoviqit, ish deputet i Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Surroi.
“Në momente të këtilla, gatishmëria për të qëndruar mbi dallimet politike dhe konfliktit të pambaruar i bën nder institucionit dhe vendit”, ka shkruar ai.
Ish-lideri serb dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Oliver Ivanoviq u vra dje, nga atentatorë tash për tash të panjohur, gjatë një sulmi para zyrave të partisë Iniciativa Qytetare, në pjesën veriore të Mitrovicës.
-
Surroi: Ja me cilat porosi do të kthehej delegacioni i Kosovës po të merrte pjesë në varrimin e Ivanoviqit
-
Kastrati - Kurtit: Ne e kujtojmë Ivanoviqin për krimet që i ka bërë ndaj shqiptarëve
-
Deklarata e Kurtit për ish-politikanin serb Ivanoviq kritikohet nga opozita
-
Kurti në 5-vjetorin e vrasjes së Ivanoviqit: Ky krim vrau edhe pluralizmin politik te serbët
-
Pesë vjet nga vrasja e Ivanoviqit, familjarët kërkojnë zbardhjen e rastit