Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kastrati - Kurtit: Ne e kujtojmë Ivanoviqin për krimet që i ka bërë ndaj shqiptarëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka vendosur një mbishkrim tek vendi i kryeministrit Albin Kurti, në Kuvendin e Kosovës.

Në të Kurti kritikohet për deklaratën e tij lidhur me ish-politikanin serb Oliver Ivanoviq, në 5-vjetorin e vrasjes së tij.

Dëshmitarja: Oliver shpëtoma djalin

Kurti: Të gjithë do ta ruajmë kujtimin për Oliver Ivanoviqin

Në të tjerët: Po ne do të na kujtohet Ivanoviqi për krimet që i ka bërë ndaj shqiptarëve

Edhe Deklarata e Kurtit për ish-politikanin serb Ivanoviq kritikohet nga opozita LAJMET E MBRËMJES Deklarata e Kurtit për ish-politikanin serb Ivanoviq kritikohet nga opozita

Porosia për Kurtin: Ka kaluar koha e Bogdan Bogdanoviçit dhe e UJDI-t”, shkruhet në këtë mbishkrim.

Deklarata e Kurtit për ish-politikanin serb Ivanoviq është kritikuar nga opozita. Qëndrimi i Kurtit ka nxitur reagime të shumta.

Përmes një videoje, kreu i Qeverisë i thuri lavde Ivanoviqit, derisa kërkoi zbardhjen e vrasjes së tij.

“Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumetnike”, ka thënë Kurti.

Deklaratën e kryeministrit opozita e ka ndërlidhur me qasjen e tij ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, derisa ia ka përmendur edhe qëndrimet sa Kurti ishte në opozitë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar të martën se Kurti ka nënçmuar veteranët e UÇK-së, derisa kryeministrin e kritikoi në një konferencë për media edhe nënkryetarja Vlora Çitaku.

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, tani anëtare e LDK-së, Shqipe Pantina, ka thënë se Kurti ka ndryshuar qëndrimin ndaj Ivanoviqit me të ardhur në pushtet.

E sipas deputetes së AAK-së, Albana Bytyqi, me deklaratën e bërë kryeministri ka ofenduar Kosovën.

Edhe Fëmijët e dëshmorëve përmes protestës kërkojnë dorëheqjen e Kurtit Arbëri Fëmijët e dëshmorëve përmes protestës kërkojnë dorëheqjen e Kurtit

Ivanoviq është qëlluar për vdekje më 16 janar 2018, para zyrës së partisë së tij në Mitrovicë të Veriut.

Deri para vrasjes, ai po rigjykohej për urdhërimin e vrasjes së shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Ai ishte deklaruar i pafajshëm.