Prishtinë, 10 shkurt (Ekonomia Online) - Studentët e Universitetit të Prishtinës, kërkojnë që ligjëratat e semestrit të dytë, i cili fillon më 15 shkurt, t’i ndjekin në mënyrë fizike.
Kryetari i Parlamentit Studentor të UP-së, Erzen Hyseni, për Ekonomia Online, thotë se nga informacionet që ata kanë, kërkesat e tyre janë pranuar dhe vetëm po pritet vendimi përfundimtar.
Në mesin e kërkesave nga studentët ka qenë edhe përgjysmimi i pagesës së semestrit.
“Këto kërkesa tonat të cilat ne i kemi realizuar, kanë qenë kërkesa emergjente, pasi që ne e dimë që semestri i ri fillon me 15 shkurt, veç e kemi pasur obligative që të takohemi me kryeministrin dhe t’i adresojmë këto probleme, në këto kërkesat kryesore tonat kanë qenë zvogëlimi i pagesës së semestrit për nivelin master 50%, për nivel doktoratës 50%, gjithashtu lirimi i pagesës prej semestrit d.m.th të gjithë studentëve, të nivelit bachelor, kjo ka qenë obligative të bëhet takimi në këtë periudhë kohore. Është premtuar që do realizohet, kemi marrë fjalë, vendimet janë duke u përgatitur, sepse na kanë mbajtur në informacion vazhdimisht”, u shpreh Hyseni.
Ai thotë se ndjekja e ligjëratave online ka nisur të bojkotohet nga studentët.
“Shumica e studentëve kanë kërkuar mësim fizik, për faktin që nga mësimi online kanë filluar të lodhen paksa dhe interesimi ka rënë”, është shprehur i pari i Parlamentit Studentor.
Edhe
Studentët bojkotojnë ligjëratat, kërkojnë kthimin e afateve të nëntorit e prillit
Ai thotë se në fakultet ku numri i studentëve është më i vogël ligjëratat mund të mbahen pa problem, ndërsa në fakultet ku ka numër të madh të studentëve duhet të ndahen në grupe.
“Në disa fakultete ku numri i studentëve është më i vogël ka hapësirë më të madhe, e në disa fakultete të mëdha duhet të ndahen studentët në grupe më të mëdha që nënkuptojmë në rast që kanë qenë dy grupe të bëhen katër grupe, në mënyrë që të ju mundësohet të gjithëve mësimi fizik”, shtoi tutje ai.
-
Hapësirat e pamjaftueshme bëjnë që disa fakultete në UP të vazhdojnë mësimin online
-
Përmes peticionit online, studentët kërkojnë të kthehen në fakultete
-
Studentët e vitit të parë kërkojnë t’u lejohen provimet në afatet e prillit dhe të nëntorit
-
Studentët kërkojnë nga Rektorati që vlerësimi e rivlerësimi të bëhen në të gjitha njësitë