Komuna e Pejës është bërë me statut të i ri, i cili, me plotësimet dhe ndryshimet e pësuara është miratuar të enjten nga Kuvendi Komunal.
Me statutin e ri numri i drejtorive komunale ka mbetur i njëjtë – 14 sosh, por është shuar Drejtoria e Integrimeve Evropiane, e cila është shndërruar në zyre në kuadër të zyrës së kryetarit të Komunës, kurse sektori i Mirëqenies Sociale është ndarë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe është bërë Drejtori për Shërbime Sociale, raporton KOHA.
Statuti paraprak i Komunës ishte miratuar në vitin 2008, i cili kishte pësuar ndryshime në vitin 2010.
Artikuj të ngjashëm
-
Ekzekutivi në Pejë propozon ndarjen e një drejtorie në dy, opozita kërkon pakësimin e tyre
-
Fushë-Kosova miraton në lexim të dytë Rregulloren që e shton numrin e drejtorive
-
Fushë-Kosova synon t’i shtojë tri drejtori duke ndryshuar Rregulloren
-
Komuna e Pejës qe 15 vjet nuk monitorohet nga shoqëria civile
-
Harta Zonale e Komunës së Pejës nuk u krye as sivjet