Prej më shumë se 15 vjetësh 150 anëtarët e 12 shtëpive të lagjes “Ajvazi” nga Stanovci i Epërm i Vushtrrisë përballen me mungesë të një rrjeti të kanalizimit.
Vehbi Ajvazi thotë se janë të vetmit banorë në këtë fshat të Vushtrrisë që përballen me këtë problem derisa sipas tij, asnjëherë nuk u bë zgjidhje, raporton KTV. Sipas tij, mungesa e rrjetit të kanalizimi ka bërë që të dëmtohen edhe burimet e tyre të ujit, prej të cilave banorët e lagjes shërbehen për nevoja personale.
Ndërkaq, të njëjtin shqetësim ndajnë edhe banorë të tjerë, për të cilët mbetet shqetësues mosintervenimi i pushtetit komunal. Edhe përkundër ankesave, ata thonë se në këtë lagje të Stanovcit të Epërm u punua shumë pak.
E për këto shqetësime të banorëve të kësaj lagjeje nga komuna e Vushtrrisë, thonë se me probleme të tilla ballafaqohen edhe shumë fshatra të kësaj komune.
Nga komuna megjithatë, shtuan se është siguruar buxheti i nevojshëm për intervenime në disa prej tyre.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Vushtrri, Refik Maloku tutje shtoi se për banorët e kësaj lagjeje, komuna kishte ofruar furnizimin me gypa, derisa banorët ishin zotuar se do ta rregullonin vetë këtë problem.
-
Bashkëjetesa me kundërmim nga prishja e rrjetit të kanalizimit në Stanovc të Epërm të Vushtrrisë
-
Banorët e Rahovicës së Ferizajt tash e 10 vjet pa ujë e kanalizim
-
Disa projekte të lëna në gjysmë në Rahovicë
-
Banorët e Fushë-Kosovës në hall nga mbeturinat, vonesat arsyetohen me fluksin e shtuar të konsumit
-
Banorët e Bërnicës së Epërme paguajnë për ujin, e ujë nuk kanë