Arbëri

Disa projekte të lëna në gjysmë në Rahovicë

Rreth një mijë banorë të fshatit Rahovicë të Komunës së Ferizajt prej tetë vjetësh po përballen me mungesë të infrastrukturës rrugore, kanalizimit e ujësjellësit.

Sipas banorëve, Komuna disa vjet më parë e ka vendosur rrjetin primar të ujësjellësit dhe kanalizimit, mirëpo asnjëherë nuk e ka funksionuar si pasojë e punimeve jocilësore. Banorët kanë thënë se Komuna ka dështuar ta menaxhojë projektin e ujësjellësit dhe të kanalizimit, ndaj kanë kërkuar të finalizohen punimet me arsyetim se janë dy projektet më jetësore për fshatin, shkruan sot Koha Ditore.

Qerim Ramadani, banor nga fshati Rahovicë, ka thënë se në këtë fshat nuk funksionon ujësjellësi në të cilin tetë vjet më parë janë investuar mijëra euro për vendosjen e gypave.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)