Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e Rahovicës së Ferizajt tash e 10 vjet pa ujë e kanalizim

Shumë fshatra në komuna të ndryshme të vendit ende ballafaqohen me mungesë të rrjetit të ujësjellësit dhe atij të kanalizimit.

Para 10 vjetëve, Komuna e Ferizajt kishte bërë shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në fshatin Rahovicë, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, jo të gjitha lagjet aty i kanë të zgjidhura këto probleme.

Në disa pjesë të fshatit mungojnë gypat.

Banorët aty thonë se për këtë çështje kanë kërkuar zgjidhje shumë herë nga komuna, por që asnjëherë zyrtarët komunalë nuk i kanë realizuar premtimet e tyre.

Në Komunën e Ferizajt, përmes një përgjigjeje me shkrim, kanë thënë se ky fshat ka rrjet të kanalizimit, megjithatë, e pranojnë që disa shtëpi nuk kanë, pa treguar arsyen.

Albion Sherifi, shef i kabinetit të kryetarit të Komunës, ka thënë se ky fshat ka rrjet të ujësjellësit bashkë me fshatin Mirosalë, por ka mungesë të ujit.