Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Spitali i Pejës digjitalizon shërbimet radiologjike

Filmat për fotografimet radiologjike në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës i takojnë së kaluarës. Reparti i Radiologjisë ka digjitalizuar shërbimet radiologjike, me instalimin e një programi, i cili të gjithë personelit mjekësor në këtë spital i mundëson qasjen në çdo fotografim apo incizim të kryer në radiologji.

Ky program, siç ka njoftuar zëdhënësi i këtij spitali, Naim Sahiti, është dizajnuar nga shefi i Repartit të Radiologjisë Shemsedin Muhaxheri dhe është zbatuar nga shefi i zyrës së Teknologjisë Informative në këtë spital, Besfort Gashi, dhe siç shton Sahiti, Spitali i Përgjithshëm në Pejë është institucioni i vetëm publik spitalor që ka tashmë një sistem të tillë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas Sahitit, me instalimin e këtij programi në tërë spitalin që ka digjitalizuar shërbimet e radiologjisë, i kursen Spitalit të Përgjithshëm në Pejë deri në 70 mijë euro, sa ka shpenzuar brenda një viti për blerjen e filmave për rëntgen. Me ketë program Spitali i Pejës i ka hequr nga përdorimi filmat e rëntgenit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)