Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ka filluar ofrimi i shërbimeve të rezonancës magnetike.
Të martën në këtë Spital është bërë përurimi i zgjerimit të kapaciteteve shëndetësore, respektivisht fillimi i shërbimeve përmes aparaturës së re të rezonancës magnetik.
“Rritja e kapaciteteve shëndetësore është prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë, dhe që nga sot, shërbimet e Radiologjisë do të ofrohen me aparaturë moderne edhe në Spitalin e Pejës për të vazhduar së shpejti edhe në spitalet e tjera të përgjithshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas njoftimit ministri Arben Vitia, ka thënë se një prej objektivave kryesore të Ministrisë mbetet shtimi i kapaciteteve shëndetësore që do të ndikojë drejtpërdrejte në mirëqenien e qytetarëve.
“Sot është lajm i mirë që më në fund rezonanca magnetike do të jetë në shërbim të qytetareve të Pejës, por edhe të komunave të tjera përreth. Kur ka vullnet, kur ka punë dhe kur nuk mungon angazhimi, brenda një periudhe edhe më të shkurtër mund të bëhet investimi i ardhshëm”, citohet të ketë thënë Vitia.
Sipas njoftimit vlera e këtij projekti është 658 mijë euro dhe ai thuhet se do të lehtësojë në masë të madhe punën e profesionistëve shëndetësorë si dhe do të përmirësojë shërbimet shëndetësore për qytetarët e këtij regjioni. “Me aparaturën e re do të shtohen kapacitetet dhe e cila do të ndihmojë në dignostifikim dhe shtimin e shërbimeve imazherike nga të cilat do të përfitojnë pacientët”, thuhet në njoftim.
-
Deri në mbi tre muaj pritje për një rezonancë magnetike në QKUK e dy spitale të tjera
-
Prishet rezonanca magnetike e Spitalit të Pejës, e blerë në 2022-tën. 368 pacientë në pritje
-
Me gjashtë muaj vonesë funksionalizohet rezonanca magnetike në Spitalin e Pediatrisë
-
Kurti zotohet për investime të reja në shëndetësi
-
Spitali i Prizrenit, në pritje të aparaturës që “iu mor” pesë vjet më parë