Reparti Infektiv i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës sërish është funksionalizuar.
Katër muajt e fundit ky repart nuk ka punuar për shkak të rinovimit të përgjithshëm, që i është bërë këtij reparti për herë të parë, prej që është ndërtuar spitali para 45 vjetësh.
“Pas punës disamujore ka përfunduar rinovimi i Repartit të Infektives dhe tashmë ky repart është funksionalizuar”, ka njoftuar të hënën zyrtari i informimit i këtij spitali, Naim Sahiti.
Sipas tij, me këtë projekt është bërë suvatimi i mureve, rregullimi i tërësishëm i nyjave sanitare, zëvendësimi i rrjeti të ujit, kanalizimit dhe rrjetit elektrik, vendosja e dyerve të reja, rregullimi i dyshemesë dhe instalimi i sistemit të thirrjes së stafit mjekësorë nga ana e pacientit.\Ilir Osmanaj.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore
-
Rinovohen dy reparte të Spitalit të Pejës
-
Rinovohen dy reparte në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë
-
Spitali i Mitrovicës mbyll Infektiven, të tillë nuk ka as në Ferizaj e Vushtrri
-
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të teknologjisë informative
-
Sulmohet një infermier në Spitalin e Pejës