Kanë nisur rinovimet e tërësishme të Repartit të Infektivës dhe Repartit të Psikiatrisë në Spitalin e Pejës.
Ky projekt, siç njofton zyrtari i informimit i këtij spitali, Naim Sahiti, do të financohet nga buxheti i spitalit. “Me këtë projekt parashihet të bëhen instalimi i ri i rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit, rrymës, renovimi i tërësishëm i nyjave sanitare, pastaj shtrimi i dyshemeve, zëvendësimi i dyerve dhe suvatimi i mureve, shkruan sot Koha Ditore.
Shuma e investimit në rregullimin e të dy reparteve është 96 mijë euro”, thotë Sahiti. Sipas dinamikës së projektit, punimet rinovuese priten të kryhen për 60 ditë pune. Stafi mjekësor dhe pacientët janë zhvendosur në disa dhoma në repartet e afërta, në të cilat do të funksionojnë këto dy reparte, derisa të përfundojnë punimet dhe të hapen sërish për punë të dyja repartet. Paralelisht në këtë spital është duke u realizuar edhe projekti për meremetimin dhe fasadimin e të gjitha mureve të jashtme në të gjitha objektet e spitalit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Spitali i Pejës kërkon urgjentisht mbështetje institucionale për largimin e mbeturinave
-
QKUK-ja nis zëvendësimin e shtretërve në Pediatri
-
Spitali i Pejës s’i përdor për dializë karriget e reja që SHSKUK-ja i bleu mbi 3 mijë euro për njësi
-
13 pacientë në spital për shkak të tymit të zjarrit në një banesë në Pejë, 7 prej tyre fëmijë
-
Mungesa e pulmologëve rrezikon shërbimet në Spitalin e Mushkërive në Pejë