Hapësirat e përcaktuara për trajtimin e pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës nuk po mjaftojnë. Rritja e rasteve pozitive ka shtuar edhe kërkesat për kujdes mjekësor në spitale.
Në atë të Pejës, hapësira që nuk ishin paraparë të shërbenin si klinika COVID, tashmë janë ndarë për t’u kushtuar kujdes pacientëve të infektuar.
“Pacientët me Covid-19 tashmë kanë mbushur shtretërit e reparteve të Infektives, Pulmologjisë (dy katet), Psikiatrisë, Dermatologjisë, Internos, Nurologjisë, ORL, Oftamologjisë dhe një pjesë të Emergjencës dhe Reparteve Ortopedisë dhe Urologjisë”.
“Për të siguruar shtretër të tjerë në rast nevoje janë adaptuar edhe disa hapësira të tjera që nuk kanë qenë të dedikuara për pacientë si Salla e takimeve dhe një hapësirë e Pulmologjisë që mund të shihen në foto”, ka njoftuar Spitali i Pejës.

-
Pensionimi i mjekëve rëndon shërbimet në tri reparte në Spitalin e Pejës
-
Spitali i Pejës i stërmbushur me pacientë, disa do të vendosen edhe në korridore
-
Kapacitetet drejt fundit, Spitali i Pejës hap edhe dy reparte për COVID-19
-
Spitali i Pejës mbushet me pacientë me COVID-19, hapet reparte të tjera për trajtim
-
Rëndohet gjendja në Spitalin e Pejës, kërkohet shtim i personelit mjekësor