Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka shprehur dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të Elisabeta Katijajt dhe Eorda Sinollarit, të cilat vdiqën si pasojë e një aksidenti trafiku në mëngjesin e së shtunës në Kosovë.
Ajo i ka cilësuar ato si dy gra plot energji, që i kushtuan kohën dhe talentin e tyre Shqipërisë dhe diasporës shqiptare.
Spiropali ka bërë të ditur se në shenjë nderimi dhe respekti për figurën dhe kontributin e Elisabeta Katijajt, Samiti i 6-të i Gruas në Diasporë ku ajo pritej të merrte pjesë, do të mbahej në Parma, do të shtyhet për një kohë tjetër.
“Me Elisabetën, pas pak ditësh, do të ishim së bashku në Parma, në Samitin e 6-të të Gruas në Diasporë, por fatkeqësisht largimi i saj i beftë dhe i parakohshëm nuk na e la këtë mundësi. Në shenjë nderimi dhe respekti për figurën dhe kontributin e Elisabetës, Samiti i 6-të i Gruas në Diasporë do të shtyhet për një kohë tjetër”, ka shkruar Spiropali në rrjetet sociale.
Ato humbën jetën pasi vetura u përplas me një kamion në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Sipas njoftimit të Policisë, njëra prej tyre vdiq në vendngjarje, ndërsa tjetra teksa po transferohej nga Spitali i Prizrenit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
-
Pas katër vjetësh, Spiropali paralajmëron mbledhjen e përbashkët të qeverive Kosovë-Shqipëri
-
Kurti pas takimit me Spiropalin: Hekurudha Gjakovë-Shkodër, prioritet i këtij mandati
-
Spiropali: Kosova, prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë
-
Spiropali: Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë
-
Spiropali i reagon Speciales: Të mos lejohet që gjuha dhe qasja e Prokurorisë ta prekin padrejtësisht luftën çlirimtare