Spiropali ka thënë se po i ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet në Dhomat e Specializuara në Hagë ku u paraqitën propozimet e dënimeve ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Spiropali ka theksuar se përderisa shumë krime të kryera nga forcat serbe mbeten të patrajtuara, kjo pabarazi e drejtësisë rrezikon të cenojë besimin e publikut në drejtësinë ndërkombëtare.
Spiropali ka thënë po ashtu se Gjykata Speciale e ka përgjegjësinë që të mos lejohet të preket padrejtësisht lufta çlirimtare dhe dinjiteti i atyre që luftuan për liri.
Në reagimin e saj thuhet se Shqipëria riafirmon faktin që drejtësia duhet të shërbejë për të vërtetën dhe jo për të krijuar narrativa të cilat rishkruajnë historinë ose i relativizojnë përgjegjësitë e njohura ndërkombëtarisht për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
“Ne theksojmë rëndësinë që procedurat të përmbyllen brenda një afati të arsyeshëm dhe me respekt të plotë për standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë. E ardhmja e Kosovës dhe stabiliteti i rajonit ndërtohen mbi drejtësi të besueshme, që forcon paqen dhe jo perceptime padrejtësie. Republika e Shqipërisë do të vijojë ta ndjekë me vëmendje këtë proces dhe mbetet e përkushtuar ndaj vlerave të shtetit të së drejtës, drejtësisë ndërkombëtare dhe dinjitetit të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës”, thuhet mes tjerash në reagimin e ministres së Jashtme të Shqipërisë në faqen e saj në Facebook.
-
Deklarata në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Spiropali thotë se do të angazhohet plotësisht për zbatimin e saj
-
Çitaku: Historia e Kosovës nuk fillon në sallat e gjyqit në Hagë
-
Krasniqi: Asnjë ndryshim i ligjit në Kosovë nuk ndikon në vendimet e Speciales
-
Paneli që nuk ua dha lirinë Mustafës e Shalës caktohet edhe për Thaçin e të tjerët
-
Kryeakademikja shpreh rezerva ndaj Speciales: Drejtësia duhet të jetë e barabartë dhe e paanshme