Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Spiropali sot në Kosovë, takon udhëheqësit e shtetit

Glauk Konjufca dhe Elisa Spiropali

Foto: Driton Paçarada

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Elisa Spiropali do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Fillimisht, Spiropalin do ta presë homologu i saj, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca. Sipas njoftimit zyrtar, takimi mes Konjufcës dhe Spiropalit do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më pas ajo do të takohet edhe presidenten Vjosa Osmani, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Mësohet se Spiropali do të zhvillojë gjithashtu takime edhe me kryetarët e partive politike kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës.