Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Specialja: Procesi gjyqësor ndaj Mustafës nis më 15 shtator

Gjykata Speciale ka caktuar 15 shtatorin si datë për nisjen e procesit gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Në një njoftim të publikuar të premten në mbrëmje bëhet e ditur se prokurori i Specializuar do të ketë në dispozicion tre orë për deklaratën e tij hyrëse kurse përfaqësuesja e viktimave një orë e gjysmë.

Trupi gjykues vendosi që dy dëshmitarët e parë të thirrur nga Prokurori i Specializuar të dëgjohen midis të hënës, 20 shtator 2021 dhe të martës, 28 shtator 2021.

Kjo është çështja e parë para Dhomave të Specializuara të Kosovës për të cilën do të fillojë procesi gjyqësor.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa, është personi i parë që është akuzuar e që do të gjykohet për akuzat për krime lufte para Gjykatës në Hagë.

Edhe Sot nis gjykimi ndaj Salih Mustafës Arbëri Sot nis gjykimi ndaj Salih Mustafës

Ai akuzohet për krime lufte të kryera në prillin e vitit 1999, në një qendër ndalimi të UÇK-së në Zllash, afër Prishtinës.