Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot vazhdon diskutimi në Kuvend për 100-ditëshin e Qeverisë Kurti

Edhe sot në Kuvendin e Kosovës do të diskutohet për 100 ditë qeverisje të Qeverisë Kurti II.

Seanca për debat e iniciuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të fillojë në ora 10:00.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të hënën deputetët e Kuvendit diskutuan për 100 ditë të Qeverisë Kurti, për çka kjo e fundit u kritikua nga opozita.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi është mburrur me punën e ekzekutivit në 100 ditë qeverisje, derisa theksoi se reforma në sistemin e drejtësisë po jetësohet.

Nga PDK, si iniciuesi e këtij debati u tha se Qeveria nuk ka filluara që ta jetësojë asnjë prej zotimeve, për të cilat edhe e mori votën e qytetarëve më 14 shkurt të 2021./KSP/