Partia Demokratike e Kosovës ka bërë kërkesë që javën e ardhshme të mbahet seancë për 100-ditëshin e punës së Qeverisë.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Qeveria me Albin Kurtin në krye është e para që një gjë të tillë nuk e ka bërë.
“Kjo është qeveria e parë që prej çlirimit e pavarësisë së Kosovës që nuk sjellë raport të 100-ditëshit. Raporti i 100 ditëshit është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse në këtë 100 ditësh vendosen bazat e qeverisjes 4-vjeçare. Jeni dëshmitarët të sjelljes me vonesë të programit. Është hera e parë që një grup parlamentar opozitar bën kërkesë parlamentare për organizimin e një debati parlamentar ku do debatohet për 100-ditëshin. Kemi proceduar në administratën e Kuvendit që në javën e ardhshme të bëhet debat parlamentar për 100-ditëshin e qeverisë”, ka thënë ai në konferencë për media.
Tahiri ka thënë se as për dialogun nuk po raportohet nga Kurti, ashtu siç është e paraparë të bëhet nga një kryeministër. Sipas tij, për procesin e dialogut po mungon transparenca.
“Po i japim kohë kryeministrit dhe po shpresojmë që do iniciojë vetë një inciativë të tillë sepse është një rezolutë që e obligon kryeministrin që pas çdo raundi të diskutohet në kuvend. Fatkeqësisht procesin e dialogut po e përcjellë një mostransparencë e madhe. Është kryeministri i parë që i ikë ballafaqimit me deputetët e Kosovës”, ka shtuar ai.
-
Opozita thotë se s’ka transparencë për dialogun, s’pret të dalë diçka jashtë temave të prodhuara nga Kurti
-
Shtyhet debati për punën e Qeverisë, PDK-ja kërkon shpërndarjen e Kuvendit
-
Tahiri për Kurtin: Nuk solli asgjë të re as në dialog
-
Sot vazhdon diskutimi në Kuvend për 100-ditëshin e Qeverisë Kurti
-
100-ditëshi i Qeverisë Kurti