Liderët e Aleancës ushtarake të NATO-s do të mblidhen të martën (9 korrik) në Uashington në samitin vjetor.
Takimi që përkon me 75-vjetorin e themelimit të NATO-s do të zgjasë deri më 11 korrik, e si pjesë e Samitit do të mbahet edhe aktiviteti për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, ku do të merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ky samit do të jetë i fundit për Jens Stoltenberg, pasi në vjeshtë do t'ia dorëzojë detyrën kryeministrit aktual holandez, Mark Rutte.
Samiti do të fokusohet kryesisht në luftën aktuale në Ukrainë, në planet për forcimin e mbrojtjes dhe pengimin e sulmeve të armatosura.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani më 7 shtator takohet me kreun e NATO-s
-
Liderët e NATO-s mblidhen në Samitin në Ankara
-
Rutte takon Trumpin para samitit të NATO-s
-
Osmani takon Rutten, riafirmon gatishmërinë për koordinim në mbrojtje të paqes e sigurisë në Kosovë
-
Takohen sot shefat e Mbrojtjes të NATO-s për të diskutuar për Ukrainën