Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot mot i ftohtë dhe me të reshura të borës

Foto: Driton Paqarada / Koha

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se masat e ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë ditëve vijuese.

Kjo situatë e krijuar dhe e parashikuar meteorologjike do të kushtëzojë mot të vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me fjolla bore, kryesisht gjatë ditës së sotme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

Artikuj të ngjashëm