Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë C.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.