Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët dhe me intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të sillen mes minus 4 dhe minus 1 gradë celsius, e maksimalet mes 9-13 gradë.
“Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja, me shpejtësi 1-4 m/s”, ka njoftuar IHMK.
