(Teksti në përditësim) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po bën tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotime për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Përfaqësuesit e subjekteve politike sot do të tërheqin shortin për renditjen e tyre në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
“Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime është një proces i hapur, duke garantuar transparencë e plotë dhe trajtim i barabartë i të gjitha subjekteve politike”, ka theksuar zëdhënësi i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.
Tërheqja e shortit nis nga ora 11:00.
Fushata për zgjedhjet e muajit të ardhshëm nis më 13 shtator dhe përfundon para hapjes së qendrave të votimit më datën 12 tetor, në orën 06:59./EO