Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit

Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit

Foto: Driton Paçarada

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit do ta ketë numrin 118.

Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotime do ta ketë numrin 131.

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta ketë numrin 124.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila është në koalicion më Nismën Socialdemokrate do ta këtë numrin 137.

Përfaqësues të Listës Serbe nuk kanë marr pjesë në tërheqjen e shortit, por kjo parti do të ketë numrin 112. 

Edhe Subjektet politike garojnë me këta numra në zgjedhjet e 7 qershorit Arbëri Subjektet politike garojnë me këta numra në zgjedhjet e 7 qershorit

Koalicioni për Familjen do ta ketë numrin 129 në fletëvotim, ndërsa partia Fjala do ta këtë numrin 138.

Zgjedhjet do të mbahen më 9 shkurt të këtij viti.

Renditja e partive në fletëvotime:

Lexo përditësimet tjera
KQZ

Sot hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot bën tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të...