Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sonte në DESKU - Kosova përballë BE-së

Leonora Kryeziu, drejtoreshë e Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS), dhe Demush Shasha drejtor ekzekutiv i Institutit EPIK, diskutojnë procesin e integrimeve të Kosovës në Bashkimin Evropian.

• Çfarë mesazhi i sjellë Kosovës raporti i ri i progresit i sapopublikuar nga BE-ja?

• Sa mund të besojë Kosova në premtimin për integrimin evropian?

• Cila është pengesa më e madhe në rrugën evropiane të Kosovës?

• A është më me rëndësi luftimi i korrupsionit dhe ndërtimi i shtetit ligjor, apo normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë?

• Sa mund të krenohet Kosova me progresin e saj në kohën kur ka dhjetë vjet që heqja e vizave evropiane është synim i papërmbushur?

• A ka Kosova alternativë për integrimin evropian?

• Sa është e rëndësishme Kosova për BE-në?

• Kush është përgjegjës për ngecjet në evropianizimin e Kosovës?

Për këto dhe më shumë, sonte në KTV prej orës 20:00, dhe në 21:40 në TV Arta.

Gjithashtu, emisionin “DESKU” mund ta ndiqni direkt edhe në YouTube në:

 

Artikuj të ngjashëm