Komuna e Skenderajt ka njoftuar se ka lansuar platformën online, përmes të cilës, qytetarët e kthyer nga jashtë mund të dërgojnë të dhënat e tyre.
Sipas njoftimit përmes kësaj forme, atyre do t’iu ofrohen shërbime shëndetësore të shpejta e cilësore.
“Me qëllim të evidentimit të saktë të qytetarëve të Skenderajt që janë kthyer nga shtetet tjera në Kosovë, në dy javët e fundit, kemi lansuar platformën online, përmes të cilës kërkojmë nga këta qytetarë që të dërgojnë të dhënat e tyre, në mënyrë që të ofrojmë shërbime shëndetësore të shpejta e cilësore për pacientë të infektuar me virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Suhareka me platformë online për regjistrimin e ardhjeve nga shtetet e jashtme
-
Skenderaj, shërbimet shëndetësore u ofrohen pacientëve në shtëpitë e tyre
-
Skenderaj u ofron pacientëve shërbime shëndetësore edhe në shtëpitë e tyre
-
Elezi: Platforma për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës e qasshme sot pasdite
-
Raportohet e zhdukur një grua në Skenderaj