Një grua është raportuar e zhdukur në Skenderaj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë ajo ka dalë nga shtëpia më 24 korrik dhe nuk është kthyer më.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vend ndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Rasti thuhet se është në procedure hetimore.