Projekti për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në rajonin e Prishtinës do të nisë sivjet.
Këtë lajm e kanë dhënë ministrja e Mjedisit, Albena Reshitja, pas një takimi me të parin e kryeqytetit, Shpend Ahmeti, raporton KTV.
Reshitaj ka thënë se ministria që ajo drejton, tashmë ka ndarë 3 milionët e parë për këtë projekt, i cili në total kap vlerën e 86 milionë eurove, prej të cilave 66 milionë euro janë kredi nga Franca.
Po ashtu, ajo ka njoftuar se, me kryetarin Ahmeti, janë dakorduar për ndërtimin e një deponie për mbeturinat inerte në kryeqytet.
Ndërsa Ahmeti tha se kanë biseduar edhe për “Unazën e qytetit”, projekt 50 milionësh, për të cilin ai kërkoi ndihmën e Qeverisë, pasi, sipas tij, komuna nuk ka buxhet për një projekt kaq të madh.
Ahmeti e Reshitaj, thanë se kanë biseduar edhe për përmirësimin e cilësisë së ajrit, ndërtimet pa leje, borxhin qe kjo ministria i ka komunës dhe shtimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet.
-
Komuna dhe Ministria e Mjedisit me projekte milionëshe për Prishtinën
-
Nënshkruhet marrëveshja në vlerë mbi 13 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë
-
Ndahen edhe 13.2 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë
-
Nënshkruhet marrëveshje prej 100 milionë eurosh për trajtimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave
-
66 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë deri më 2025