Ministria e Mjedisit dhe Komuna e Prishtinës janë dakorduar që të bashkinvestojnë në një sërë projektesh të mëdha milionëshe, siç është ndërtimi i impiantit për trajtim të ujërave të zeza, ndërtimi i depove të reja të mbeturinave, projektet kundër ndotjes së ambientit, si dhe ndërtimi i unazës së qytetit.
Kështu kanë deklaruar të martën drejtues të këtyre dy institucioneve, ministrja e Mjedisit,Albena Reshitaj, dhe kryetari i Komunës së Prishtinës,Shpend Ahmeti, pas një takimi të përbashkët që kanë zhvilluar në ndërtesën e Qeverisë, në të cilin po ashtu kanë marrë pjesë edhe anëtarë të kabinetit të të dy institucioneve, shkruan sot Koha Ditore.
Ka qenë vetë ministra Reshitaj ajo që ka bërë të ditur se në këtë vit do të fillojë ndërtimi i impiantit për trajtim të ujërave të zeza, në rajonin e Prishtinës, duke thënë se Ministria që ajo drejton tashmë ka ndarë 3 milionët e parë për këtë projekt, i cili në total kap vlerën e 86 milionë eurove, prej të cilëve 66 milionë euro janë kredi që Qeveria e ka marrë nga Franca...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Sivjet nis ndërtimi i impiantit për trajtim të ujërave të zeza në Prishtinë
-
Nënshkruhet marrëveshja në vlerë mbi 13 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë
-
Ndahen edhe 13.2 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë
-
Nënshkruhet marrëveshje prej 100 milionë eurosh për trajtimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave
-
66 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë deri më 2025