13.2 milionë euro janë ndarë për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë.
Marrëveshja është lidhur përmes Ministrisë së Financave, Bankës Gjermane për Zhvillim dhe Kompanisë rajonale të Ujësjellësit Prishtina.
“Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) z. Hekuran Murati së bashku me Drejtorin e Zyrës për Kosovë të Bankës Gjermane për Zhvillim (KfË) z. Moritz Remé dhe Kryeshefin e Kompanisë rajonale të Ujësjellësit Prishtina (KRUP) z. Arsim Fetahu, nënshkruan sot një marrëveshje me vlerë 13.2 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në kuadër të Projektit ‘Përshtatja e Zhvillimit Urban me Kushtet Klimatike dhe Menaxhimi i Ujërave të Zeza në Prishtinë’”, njoftoi ministria përmes një komunikate.
Mbështetja financiare e nënshkruar sot iu shtua marrëveshjes fillestare të grantit me vlerë 28.8 milionë euro e nënshkruar në dhjetor të vitit 2022, duke e bërë vlerën totale të grantit 42 milionë euro.
Me këtë projekt synohet përmirësimi i infrastrukturës së ujërave të zeza, garantimin e cilësisë së ujit dhe përmirësimin e shërbimeve publike të cilat u ofrohen qytetarëve të Kosovës.
“Projekti ndër të tjera siguron se zhvillimi urban në Kosovë realizohet në përshtatshmëri me ndryshimet klimatike dhe standardet ndërkombëtare për cilësinë e ujit”, thuhet tutje në komunikatë.
-
Nënshkruhet marrëveshja në vlerë mbi 13 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë
-
Nënshkruhet marrëveshja 5 mln euroshe për ndërtimin e impiantit modern për trajtim të ujërave të zeza
-
Nënshkruhet marrëveshja 20 milionë euroshe për ujërat e zeza në Ferizaj
-
Nënshkruhet marrëveshja 2.5 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan
-
Nënshkruhet marrëveshje prej 100 milionë eurosh për trajtimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave