Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nënshkruhet marrëveshja 20 milionë euroshe për ujërat e zeza në Ferizaj

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë, Sergiy Maslichenko, kanë nënshkruar një marrëveshje me vlerë 20 milionë euro për ujërat e zeza në Ferizaj.

Përmes kësaj marrëveshje parashihet ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në rajonin e Ferizajt përmes së cilit parandalohet shkarkimi i ujërave të zeza në lumenj.

“Nga ky projekt përfitojnë rreth 90 mijë qytetarë duke ndikuar në ruajtjen e burimeve lokale të ujërave. Gjithashtu, vlen të theksohet se projekti është në linjë me Strategjinë Nacionale të Ujërave për Kosovë (2023 -2027)” thuhet në kumtesën e ministrisë së Financave.

Murati theksoi se ky projekt do të ndikojë në ruajtjen e ambientit në komunat e Ferizajit dhe Kaçanikut si dhe në gjithë rajonin përreth.

Ndërsa drejtori i BERZH-it për Kosovë, Sergiy Maslichenko, tha se ku projekt do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë se mjedisit dhe shëndetit publik në vend.

Edhe Nënshkruhet marrëveshja 5 mln euroshe për ndërtimin e impiantit modern për trajtim të ujërave të zeza Arbëri Nënshkruhet marrëveshja 5 mln euroshe për ndërtimin e impiantit modern për trajtim të ujërave të zeza

“Ky projekt do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së mjedisit dhe shëndetit publik në Kosovë. Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës në sektorin e ujërave dhe mjedisit dhe shpresojmë që ky projekt të shërbejë si model i suksesshëm për projekte të ngjashme në të ardhmen”, tha ai.

Ndërsa kryeshefi ekzekutiv në kompaninë “Bifurkacioni SH.A”, njëherit kompani zbatuese e këtij projekti, falënderoi palët për përkushtimin e treguar duke potencuar se projekte të tilla lehtësojnë jetën e qytetarëve në rajonin e Ferizajt.