“Situata rreth pranimit të Kosovës në Interpol është më e komplikuar se pranimi në UNECO”, i ka thënë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, gazetës së Beogradit “Danas”, transmeton Koha.net.
“Është e qartë se Kosova nuk ka më shumë se dy të tretat e votave për pranim në UNESCO. Nesër do të shkoj në Ministrinë e Punëve të Brendshme (e ka fjalën për Serbinë – sqarim ynë) për të biseduar rreth pranimit të Kosovës në Interpol, meqë kjo është në kompetencë të MPB-së. Tubimi i madh i Interpolit mbahet në shtator në Kinë. Situata rreth pranimit të Kosovës në Interpol është më e komplikuar se pranimi në UNESCO. Përveç Kosovës, janë paraqitur edhe Palestina dhe Ishujt e Solomonit. Si të themi votoni për Palestinën por mos votoni për Kosovën”, i ka thënë Daçiq gazetës “Danas”. Ai ka shtuar se Kosova tashmë është paraqitur për pranim në Interpol, ndërsa për UNESCO ende ka kohë.
“Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s mblidhet në tetor. Deri atëherë ajo (Kosova) ka kohë të paraqesë kandidaturën. Nëse e bën këtë gjë, votimi do të jetë në nëntor” ka thënë Daçiq dhe ka shtuar se Kosova kurrë nuk do të hyjë në këtë organizatë, transmeton Koha.net shkrimin e gazetës së Beogradit, “Danas”.
-
Daçiq: S’ka thuajse asnjë gjasë që Kosova të anëtarësohet në UNESCO
-
Vuçiq: Kosova mund të anëtarësohet në Këshill të Evropës, por jo edhe në INTERPOL e UNESCO
-
Daçiqi i sigurt se Kosova nuk do të pranohet në Interpol, më 17 tetor votohet
-
Daçiqi paralajmëron dorëheqjen nëse Kosova anëtarësohet në Interpol
-
Sipas Daçiqit, në lidhje me Interpolin Kosovën e pret ajo që i ndodhi vjet