Beograd, 16 korrik - Duke komentuar përpjekjen e Kosovës për t'u anëtarësuar në Interpol, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i tha "Kuririt" të Beogradit se Prishtinën e pret ajo që i ka ndodhur vjet.
Siç dihet kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare të policisë ishte refuzuar, rikujton Koha.net.
Daçiq ka përmendur vendimin e Komitetit Ekzekutiv të Interpolit, sipas të cilit Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate e ka proceduar propozimin për votim në lidhje me anëtarësimin e Kosovës. Sipas tij kjo është një çështje teknike, porse, siç është shprehur ai, Prishtinës do t'i ndodhë njësoj si vjet, refuzimi.
"Në fakt do të kalojë njësoj. Sërish do të humbë", është shprehur ai.
Seanca e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit mbahet sivjet në Kil, "vendi që nuk e ka pranuar Kosovën, e as pasaportën e Kosovës", ka thënë Daçiq.
Edhe ministri 9i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur skeptik në lidhje me pranimin e Kosovës në Interpol në këtë sesion të Asamblesë së Përgjithshme të organizatës ndërkombëtare të policisë, Interpol, rikujton Koha.net.
-
Kosova nuk aplikoi as këtë vit në Interpol, Serbia e synon Byronë Rajonale në Beograd
-
Kosova në “dyert” e INTERPOL-it
-
Kosovën e pret “dështimi spektakolar” për anëtarësim në INTERPOL
-
Kosova pritet t’ia mësyjë sërish Interpolit, ekspertët thonë se do të dështojë sërish
-
Daçiqi i sigurt se Kosova nuk do të pranohet në Interpol, më 17 tetor votohet