Kosova me siguri nuk do të pranohet në Interpol, në mbledhjen e kësaj organizate që do të mbahet në tetor.
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i cili sikur ia ka kushtuar gjithë potencialin që ka këtij misioni, është aq i sigurt se pranimi i Kosovës në Interpol nuk do të ndodhë, sa që thotë se “nëse ndodh kjo unë do të japë dorëheqje”, transmeton Koha.net raportimin e agjencisë së lajmeve të Beogradit, B92.
Ai rikujton se 15 vende tashmë kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe shton se së shpejti do të ketë edhe vende të tjera që do ta bëjnë këtë gjë.
“Nga 116 vende që kishin njohur pavarësinë e Kosovës do të mbesin më pak se 96”, është prehur ai.
“Për këtë aksion jam konsultuar me presidenti Aleksandar Vuçiq, dhe pas kësaj qëndron Qeveria e Serbisë”, ka thënë Daçiq.
-
Serbia “nxjerr numrin e votave” që Kosova do të mund të merrte në OKB
-
Daçiq pret tërheqje të tjera njohjesh për Kosovën
-
Sipas Daçiqit, deri në fund të vitit do të tërheqin njohjen e Kosovës edhe 4-5 shtete
-
Daçiqi i sigurt se Kosova nuk do të pranohet në Interpol, më 17 tetor votohet
-
Sipas Daçiqit, në lidhje me Interpolin Kosovën e pret ajo që i ndodhi vjet