Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se “nuk ka gjasa që Kosova të anëtarësohet në UNESCO”.
Daçiq ka folur pas një takimi me drejtoreshën e përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azule në paris.
Ai ka thënë se ka kërkuar nga UNESCO “që t’i kushtohet vëmendje e veçantë trashëgimisë kulturore në Kosovë e M.”.
“Në nëntor po përgatitet të mbahet Asambleja e UNESCO-s. Për ne është me rëndësi, duke pasur parasysh qëndrimet tona për Kosovën e M. Deri më tash nuk ka kërkesë të Kosovës për anëtarësim, në UNESCO, por nuk do të thotë se s’do të ketë. Për ne është mirë që është një organizatë botërore, e jo evropiane ku shumica e vendeve e njohin Kosovën. Mendoj se nuk ka thuajse asnjë shans që Kosova të marrë konfirmimin e anërtarësimit në UNESCO”, tha Daçiq, raporton “Tanjug”.
-
Daçiq: S’do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës e as anëtarësim në OKB
-
Daçiq thotë se Serbia nuk e dëgjon SHBA-në për njohjen e Kosovës
-
Daçiq në Strasburg për “të ndalur” pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Daçiq: Nuk shkoj në Strasburg nëse njoftimet për nismën e pranimit të Kosovës në KE janë të vërteta
-
Vuçiq: S’do ta nënshkruaj kurrë kapitullimin e Serbisë