Sindikata e Policisë së Kosovës e ka dënuar ashpër sulmin e fundit ndaj zyrtarëve policorë dhe ka kërkuar nga institucionet gjegjëse, që sa më shpejtë t’i japin epilog këtij rasti dhe të gjitha rasteve tjera, që kanë si objekt sulmi Policinë e Kosovës.
Sipas njoftimit, Policia e Kosovës është profesionale dhe po punon në respektim dhe zbatim të ligjit.
“Sindikata dënon ashpër këto sulme dhe çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë, që janë në krye të detyrës. Kërkojmë nga qytetarët e vendit që Policia e Kosovës të përkrahët në punën e tyre, si në luftën kundër krimit dhe në detyrat e jashtëzakonshme me rrezik edhe për jetën e tyre dhe të çdo qytetari në Republikës e Kosovës. Ne edhe një herë kërkojmë nga organet kompetente që të marrë masa ndaj personave te papërgjegjshëm, të cilët lënduan policët në krye të detyrës”, thuhet në njoftim.
Edhe Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka reaguar ndaj situatës së krijuar dje në veri të Mitrovicës ku si rezultat i eskalimit të gjendjes është rrezikuar jeta e Oficerëve doganor dhe policorë të cilët ishin duke kryer punën e tyre sipas mandatit që kanë.
“Ndaj Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës dënon ashpër sulmin e fundit ndaj punëtorëve të doganës dhe policisë dhe kërkon nga institucionet gjegjëse që të krijojnë kushte që të mos rrezikohet shëndeti dhe jeta e punëtoreve dhe njëherit apelon tek qytetaret e vendit që Doganën e Kosovës ta përkrahët në punën e tyre, si në mbledhjen e të hyrave ashtu edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës. SPDK shpreh keqardhje për këtë ndodhi dhe njëherit i uron shërim të shpejtë të gjithë te lënduarve në ndodhinë e djeshme”, thuhet në njoftim.
-
Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër sulmet ndaj zyrtarëve policorë në veri
-
Kërkohet dënim për personat që sulmojnë zyrtarët policorë
-
Sindikata e Policisë dënon sulmet e qytetarëve ndaj pjesëtarëve të saj
-
Sindikata e Policisë kërkon sigurim jetësor dhe shëndetësor pas vdekjes së policit në Vërmicë
-
Sindikata e Policisë e konsideron të ngutshëm vendimin e IPK-së për suspendimin e 6 policëve